Dyshet e të njëjtës gjini sërish nuk do të mund të martohen në Mal të Zi përshkak se Ligji për partneritet me të njëjtën gjini nuk e ka kaluar besimin e shumicës në Kuvendin e Malit të Zi edhe pse një propozim të tillë e kishte propozuar Qeveria. Anëtarët e partive të vogla kanë votuar kundër këtij propozimi. Për të miratuar këtë ligj kanë votuar vetëm 38 deputet, 4 kundër, derisa deputetët e opozitës nuk kishin qenë të pranishëm gjatë votimit. Për të miratuar ligjin ka qenë e nevojshme shumica e 81 deputetëve./Alsat