Kur ajo ka qenë një vogëlushe duket se ka qenë e mbushur dhe me tule. Sot është një këngëtare shumë e dashur nga Kosova e cila është bërë edhe gjerësisht e njohur edhe në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Flaka Krelanin e cila përveçse një këngëtare e njohur është edhe një grua shumë e bukur me linja trupore të formuara dhe bombastike.

Po ashtu flaka dallohet edhe për stilin e saj të veçantë dhe unik në veshje ku nuk druhet të tregojë me krenari linjat e saj trupore.

Këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto të saj kur ka qenë një vajzë e vogël dhe përbri ka shkruar: ‘Shkrep një foto, kur nuk i kishim problem tulet’. Komentet që ajo ka marrë kanë qenë shumë positive me plot zemra në emoji dhe madje një komentuese i ka shkruar: ‘Loqka’, zemra.

ImageImageImage