Me vendosjen e luleve nga ana e kryeministrave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe të Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov në përmendoren e kolonelit bullgar Konstatin Karvanliev, të ngritur në Dojran, vazhdoi vizita e sotme e delegacionit të lartë bullgar dhe shënimi i dyvjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes për miqësi mes dy shteteve.

Kryeministri Zaev theksoi se kjo përmendore është ngritur në të njëjtën vend si dhe ai paraprak, i cili u rrëzua në vitin 1966 dhe kjo u bë në iniciativë të kryeministrit bullgar Bojko Borisov.

“Kryministri Borisov gjatë takimit të fundit me mua nga fundi i vitit 2018 në Sofje e ka hapur këtë çështje dhe ja sot e ka realizimin e saj. Respekti për trashëgiminë kulturore dhe historike të shteteve tona është obligim i drejtpërdrejtë nga Marrëveshja për miqësi. Kjo është shprehje e miqësisë dhe afërsisë sonë. I kultivojmë dhe avancojmë marrëdhëniet tona bilaterale. Nuk jemi robër të stereotipeve, por ndërtojmë marrëdhënie të sinqertë dhe transparente miqësore”, tha kryeministri Zaev.

Ai shtoi se me rimdërtimin e përmendores, Komuna e Dojranit fiton edhe një pikë nga rëndësia historike dhe kjo sigurisht do të tërheq turistë, si nga Bullgaria, por edhe nga tërë Ballkani.

“Me këtë kemi edhe një përmendore nga historia e pasur e Ballkanit, të cilën duhet ta respektojmë, por gjithsesi nuk duhet të jemi robër të tij. Duhet të ndërtojmë një Ballkan të ri, i cili nuk do të jetë sinonim për luftëra dhe konflikte, por shembull për miqësi, paqe, stabilitet, prosperitet dhe zhvillim ekonomik”, tha kryeministri Zaev.

Potencoi se me çdo takim mes përfaqësuesve të dy qeverive përforcohet miqësia, fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi.

“Shpresoj se jemi motivacion për biznesmenët dhe për punëtorët në kulturë dhe te të rinjtë që të bashkëpunojnë edhe më shumë. Kjo është pjesë e historisë sonë së përbashkët, me të cilën duhet të krenohemi dhe është urë për përforcimin e miqësisë sonë të madhe”, nënvizoi Zaev.

Kryetari i Qeverisë së Bullgarisë iu falënderua kryeministrit Zaev dhe kryetarit të komunës së Dojranit për përmendoren e ngritur të kolonelit Karvanliev dhe tha se në këtë rajon qindra bullgarë i kanë dhënë jetët e tyre, por edhe ushtarë të kombeve tjera.

“Ne kohë të gjatë jetojmë në paqe dhe kemi rast të vetmin ta shohim Republikën e Maqedonisë së Veriut në një aleancë të madhe – në BE dhe NATO dhe kjo është një mundësi e bukur për bullgarët që të vijnë të përulen në heroizmin e heronjve tanë, të cilët e kanë humbur jetën këtu”, tha kryeministri Borisov.