Në fillim të seancës së fundit stërvitore, trajneri Niko Kovac ka zgjedhur të testojë shpejtësinë lojtarëve të tij.

Kampioni i sprintit ka dalë talenti kanadez Alphonso Davies.

18-vjeçari i blerë për 10 milionë euro verën e kaluar ka mposhtur konkurrencën e shigjetës Kingsley Coman dhe Serge Gnabry-t.

Dalies ka bindur këtë fazë parasezonale, por që të jetë titullar në sezonin e ri nuk ka shumë gjasa.

Ai pritet të jetë zëvendësuesi i mbrojtësit të majtë David Alaba.

Loading...