Klubi italian ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të rrezikshëm të Crystal Palace

Napoli ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Crystal Palacet, Wilfried Zaha.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik, “Daily Mail”.

Klubi nga Serie A ka dështuar në këtë afat kalimtar pasi nuk arriti t’i transferonte objektivat e tij, James Rodriguez e Nicolas Pepe.

Mirëpo, bashkëlojtari i Pepes tke Bregu i Fildishtë, Zaha mund të jetë lojtari ideal për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili po kërkon më shumë opsione për sulmin.

“Daily Mail” shkruan se klubi nga “San Paolo” është i gatshëm t’i shpenzojë 65 milionë euro për futbollistin ofanziv.

Zaha ka kontratë me Crystal Palacen deri në vitin 2023, ndërsa atë e duan edhe klubet e tjera të mëdha evropiane.

Do t’i takojë futbollistit ta zgjedh ekipin që ai e do, sigurisht në konsultim me klubin aktual.