Partia Popullore në Kinë ka shfaqur për herë të parë, se si duket qendra sekrete komanduese, si dhe përgatitjet që bëjnë ushtarët që merren me arsenalin e raketave, përfshirë edhe lansimin e tyre.

Njësi të ndryshme ushtarake, shihen duke diskutuar mbi tavolina, teksa flasin në telefon apo duke punuar në kompjuterë.

Kjo është hera e parë, që partia në pushtet shfaqë se si duket brendësia e kësaj qendre të izoluar, për të cilën janë në dijeni vetëm zyrtarët e lartë shtetërorë.

Me anë të këtyre pamjeve, janë treguar kapacitetet ushtarake kineze, për të shënuar 92 vjetorin e themelimit të partisë.

Shpërndarja e pamjeve, ndodhë pikërisht në kohën kur Hong Kongu është mbushur me protestues, të cilën po kundërshtojnë një ligj për ekstradim.

Derisa protestuesit nuk po marrin leje për protestë dhe kanë zënë qendrën kryesore te qytetit, forcat shtetërore po e kanë të pamundur t’i largojë.