Këtë fundjavë në periudhën prej orës 14:00 deri në orën 22:00 do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të mbajtjes së Kampionatit Evropian Ekipor në Atletikë në arenën kombëtare “Toshe Proeski” në Shkup.

Siç kumtojnë nga MPB-ja, për komunikacion do të jenë të mbyllura rrugët pas tribunës perëndimore në arenën kombëtare “Toshe Proeski”.

MPB-ja apelon deti te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit e policisë.