Kerim gjen vetëm Merven në dhomë dhe mbyll derën me çelës për të biseduar lirshëm me të. Merve kujton momentin kur u njoh me Kerimin gjatë një feste. Kerim i tregon Merves se ka mësuar që bebi i Ojas është i Serhanit.

Merve e përlotur i thotë Kerimit se do e marrë sërish shtëpinë e saj dhe do kthehet si një familje e lumtur me Serhanin. Kerim e fton Merven në shtëpi por ajo i thotë se do shkelë në atë shtëpi vetëm kur të jetë sërish e saj.

Merve kujton kohën kur ishte e dashuruar me Kerimin dhe i kishin premtuar njëri-tjetrit se nuk do ndaheshin kurrë. Kerim dhe Merve gatuajnë specialitetet e tyre duke kujtuar të shkuarën. Pelin bëhet kurioze si është njohur Burxhu me Emren.

Merve kujton momentin kur i kërkoi Burxhus mos të dëshmonte kundër Arzus dhe i premtoi se do i gjente një tjetër pasanik. Merve i prezantoi bashkë Burxhun me Emren. Kerim dhe Emre bashkëpunojnë.

Kerim e ka ndjekur për një kohë Merven dhe e ka parë duke mbjellë lule në varrin e Edipit. Arzu nuk e ka falur Ojan pasi ka mësuar lidhjen e saj me Serhanin. Merve mendon se Oja po çmendet prej faktit që ajo dhe Serhan nuk po ndahen.

Oja i tregon Merves se është shumë e lumtur me djalin e saj. Oja ia ka shitur shtëpinë Kerimit duke menduar se ai është mik i Edipit