Një debat i nxehtë në lidhje me shtandet e tregut u ndërpre nga një erë e keqe dhe duke treguar gishtin në mënyrë agresive në një kuvend rajonal në Keni të Mërkurën, raportojnë media lokale.

“I nderuar Kryetar, një nga ne ka ndotur ajrin dhe e di se kush është “ tha Julius Gaya në kuvendin rajonal të qytetit Homa Bay.

Por anëtari të cilin ai e akuzoi për pordhë ia ka kthyer: “Nuk jam unë ai. Unë nuk bëjë një gjë të tillë para kolegëve të mi”.

Duke shpresuar që ta pastrojë ajrin, kryetari i kuvendit Edwin Kakach i këshilloi anëtarët që të dalin jashtë dhe të marrin pushim nga dhoma.

Raportimet poashtu tregojnë se ai kërkoi nga zyrtarët që të sjellin brenda freskues të ajrit për ta bërë më të këndshme. Merr çfarëdo arome që mund ta gjeni qoftë vanillë ose dredhës.

“Ne nuk mund të qëndrojmë ulun në një ambient që mban erë të keqe”.

Megjithatë, era thuhet të jetë larguar para se të gjindeshin aromatuesit, duke lejuar që debate të vazhdojë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.