Karta e kreditit e Apple është pjesë e një përpjekjeje të gjerë nga Apple për të gjeneruar më shumë të ardhura nga shërbimet pas disa vitesh varësi të madhe tek shitjet e iPhone të cilët ranë me12% në tre mujorin e fundit.

Karta e kreditit e Apple e cila do të lançohet në bashkëpunim me Goldman Sachs nuk do të lejojë blerjen e kriptomonedhave me të.

Në uebsajtin e Goldman Sachs nuk do të lejohet blerje e kriptomonedhave, çipeve të kazinove, garave dhe biletave të llotarive.

Karta e kreditit e Apple është pjesë e një përpjekjeje të gjerë nga Apple për të gjeneruar më shumë të ardhura nga shërbimet pas disa vitesh varësi të madhe tek shitjet e iPhone të cilët ranë me12% në tre mujorin e fundit.

Apple dhe Goldman nuk janë të parët që ndalojnë blerjen e bitcoin e karta krediti. Bankat e mëdha Amerikane dhe ato Britanike si Lloyds Banking Group dhe Virgin Money kanë ndaluar këto lloje blerjesh menjëherë pas gjigantëve Amerikan JP Morgan Chase dhe Citigroup.

Bankat frikësoheshin se konsumatorët do të humbisni aq shumë para nga çmimi që luhatet i kriptomonedhave saqë nuk do të mund ti paguanin borxhet bankave.

Loading...