Kosova e ka një armatë të talenteve në fusha të ndryshme, qoftë të sportit, qoftë të estradës, të artit etj. Një emër që po vjen në skenën e estradës është edhe Kaltrina Bytyqi, e cila është e lindur për instrumentin e violinës. Kaltrina është mjeshtre e violinës përkundër që është në moshë kaq të re.

Image

Me Besim Dinën, në emisionin Oxygen

Ose siç thonë në populli, i bie violinës me aq mjeshtri, saqë shumë herë i rritë edhe emocionet tek të pranishmit në koncerte apo në manifestime të ndryshme.  Edhe një e veçantë që e lidh Kaltrinën, ka qenë edhe karateiste e talentuar e klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj.

Ajo ka pasur një përkushtim në karate dhe është treguar mjaft e mirë, por tani tërë energjinë e ka që të përsoset sa më shumë me instrumentin e violinës, ku synon të bëhet një profesioniste e të ardhmes. Kaltrina është shumë e qetë, tipike sportiste dhe vet pamja e saj është treguesi më i mirë se i fle fort në shpirt violina.

Sepse është e lindur për violinë! Violinistja e talentuar punon me një vetëmohim të pashoq për t’i realizuar të gjitha synimet që ka para vetes! Ajo tregon se si i lindi dashuria për violinën, një profesion shumë i vështirë por shumë i këndshëm dhe që i jep gjallëri jetës njerëzore!

“Fillimisht dëshira për të qenë violiniste ka filluar në moshën të re nga ku u bëra pjesë e shkollës së muzikës. Mandej kërkesat për të qenë pjesë e aktiviteteve kulturore, koncerteve filloi duke u rritur. Bashkë me të dhe ndjenja për të definuar profesionin tim, si violiniste në të ardhmen. Me kohë nga kërkesat dhe dëshirat e publikut”, thotë Kaltrina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Një talente e rrallë e violinës që ka bërë për vete edhe mijëra njerëz! Ajo tregon se në profilin e saj në instagram ka shumë ndjekës dhe që janë edhe një motiv shtesë për të dhënë më të mirën në botën muzikore.

“Coverat tim në instagram i ndjekin afro 2000/3000 njerëz. Prej të cilëve kam shumë komente të mira e motivuese për të vazhduar. Për gjithë ata që kanë qenë shtysa ime në këtë drejtim, faleminderit”, tregon Kaltrina. Sa është vështirë të jesh violiniste dhe a duhet një përkushtim i veçantë? “Normalisht të jesh violiniste duhet përkushtim i veçantë por dashuria për të qenë violiniste i përmbys të gjitha vështirësitë!”, përgjigjet ajo.

Image

Cilat janë ambiciet tuaja dhe a e ndërruat sportin e karatesë me profesionin e violinistes, apo te dyja shkojnë së bashku?

“Nuk ka rëndësi lënia e sportit të karatesë për profesion të violinistes, mirëpo kjo e fundit me fle më shumë në shpirt dhe e shoh veten në të ardhmen një violiniste profesioniste, sepse përndryshe nuk ka problem të dyja kanë vendin e vet”, nënvizoi Kaltrina.