Juventusi duket se ka hequr dorë nga Paul Pogba dhe tash ia ka vënë syrin mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen

Juventusi është në kërkim të një mesfushori kualitativ për sezonin e ardhshëm,

“Bianconeri” duket se kanë hequr dorë tashmë nga Paul Pogba, të cilin synonin ta rikthenin në Torino.

Tash, kampioni italian ia ka vënë syrin mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen.

Nëse jo këtë verë, Juve do të mundohet ta transferojë lojtarin vitin tjetër pa para, duke e pasur parasysh se atij i skadon kontrata me Spurs në vitin 2020.

Bardhezinjtë duan të veprojnë njëjtë si me Aaron Ramseyn, të cilin e siguruan pa para disa muaj më herët, duke e pasur parasysh se kontrata me Arsenalin do t’i skadonte.

Eriksen ishte lidhur me një kalim në Manchester United në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, por preferencë e tij është Real Madridi, edhe pse gjiganti spanjoll nuk është bërë i gjallë kohëve të fundit për yllin danez.

Loading...
Global