Prokurori publik Lubomir Joveski për MIA-n deklaroi se video-incizimi  i publikuar në gazetën italiane “La Verita” në lidhje me lëndën “Reket”, nuk është nga burime të prokurorisë.

Duke u përgjigur në pyetjen nëse ky incizim mund ta rrezikojë  në ndonjë mënyrë hetimin për lëndën “Reket”, ai është i përpiktë  se ajo nuk mund të ndodh.

Nëse vjen deri te procedura gjyqësore, sqaron Joveski, dëshmitë,  mes të cilave  edhe materialet e incizuara Prokuroria do t’i prezantojë si dëshmi.

Në pyetjen nëse  prokurorja publike speciale Katica Janeva, e cila përmendet në  incizimin e publikuar, do të thirret për bisedë,  ai potencon se në prokurorinë   thirren dhe do të thirren  të gjtihë personat e domosdoshëm për hetimin.

Gazeta italiane “La Verita” sot në edicionin online publikoi  një video nga takimi  i të dyshuarve në rastin “Reket” Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Milevski (Kiçeec) me biznesmenin Jordan Kamçev.

Në videon e publikuar që ishte incizuar në shkurt të këtij viti,  siç citon gazeta, shihen euro të paketuara  me  specifikime të shkruara me dorë në listat e letrave, ndërsa dëgjohet edhe biseda e Jovanovskit dhe Kamçevit për lëndën e PSP-së në të cilën përmenden edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva.