Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, tha sot në përvjetorin e operacionit “Stuhija” në Kroaci, se Serbisë i nevojitet një politikë shtetërore shumë më e përgjegjshme në mënyrë që të mos ndodhin raste sikur në Cetinje apo Prishtina në të ardhmen.

Ai tha se serbët në Mal të Zi dhe Kosovë janë grupi etnik më i rrezikuar në Evropë.

Jeremiq deklaroi se ruajtja e identitetit të një populli është një parakusht për mbijetesë, andaj duhet përkujdesur në mënyrë të mençur, të menduar, bashkëkohore dhe të institucionalizuar.

“Përndryshe, ne jemi në rrezik të zhdukemi në vështirësinë e historisë”, tha Jeremiq.