Sekretari Gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, ka thënë se me fjalimin e tij presidenti Pendarovski ja ktheu shpinën Prokurores Speciale Katica Janeva.
“Edhe për ata është e qartë se Katica Janeva është e përzier në mënyrë direkte, dhe siç thash më parë, pa atë, nuk do të ishte e mundshme organizimi dhe zbatimi i rastit ‘Zhvatja’. Dhe, me siguri nga ajo që kisha mundësi ta dëgjoj do të tentojnë ta paraqesin Katica Janevën si, gjegjësisht ta lëshojnë në ujë dhe të jetë kurban. Kështu që në asnjë kontekst nuk mund të kuptoj këtë sepse pamë dhe dëgjuam nga mediat dhe kemi lexuar poashtu për përzierjen e plotë dhe është i nevojshëm hetim i gjithë asaj që është punuar në PSP”, ka thënën Janushev.