Familjarët e një vogëlushi që vdiq sapo kishte bërë gjashtë muaj si pasojë e një sëmundje të rëndë, e kanë bërë një gjest shumë fisnik.

Valmir Statovci, pas vdekjes së birit të tij, Unikut, paratë e mbetura i dhuroi për fëmijët e tjerë të sëmurë

Në dorë po e mbanë dëshminë që një fëmije për shërim ia dhuroi 10 mijë euro.

Njëjtë me të, para për shërim iu dhuroi edhe 14 femijeve të tjerë..

Por, këto para që po i dhuron për fëmijët e sëmurë, Valmir Statovci nga fshati Batllavë e Podujevës, fillimisht ishin grumbulluar për djalin e tij.

Biri i tij, Unik Statovci, muaj më parë u diagnostikua me një sëmundje të rrallë.

E në ndihmë familjes Statovci, i dolën shumë njerëz, ku u mblodhën rreth 100 mijë euro.

Por, Uniku 6 muajsh, nuk arriti t’i mbijetoi sëmundjes.

E babai i tij, Valmiri, vendosi që 78 mijë eurot e mbetura, t’i dhurojë për fëmijët e sëmurë.

“Kur flet qysh e ka marr vendimin edhe arsyen pse po i jep për fëmijët e tjerë”

Statovci thotë që këtë vendim e morri, posa u kthyen nga ceremonia e varrimit.

Ai, tutje tregon se nga çfarë vuante biri i tij.

Familjes Statovci, në ndihmë i dolën edhe mërgimtaret.

Kjo, përmes vëllait të Valmirit, Feimit.

“Ka pas njerëz që i kane dhënë 5 euro, po ka pas edhe tjerë që i kanë dhënë 5 mijë euro”

Familja Statovci nga Batllava e Podujevës, falënderon gjithë ata që i dolën në ndihmë për trajtimin mjekësor të birit të tyre.

Unik Statovci, ndërroi jetë me 15 korrik të këtij viti.
.