Ish-kryeministrja tajlandeze, Yingluck Shinawatra tashmë ka nënshtetësi serbe.

Shinawatra u dë^nua me pesë vjet bu^rg, pasi u ak^uzua për ryshfet, ndërsa iku nga Tajlanda në vitin 2017.

Ndërkohë, vëllai i saj, ish-kryeministri Thaksin Shinawatra, ka shtetësinë e Malit të Zi.

‘Tanjug’ raporton se vendimi ishte marrë gjatë mbledhjes së qeverisë serbe.

“Qeveria i dha shtetësi asaj, sepse ky veprim mund të jetë në interes të Serbisë”, shprehen për Tanjug autoritetet serbe.

Me nënshtetësinë serbe, Shinawatra mund të udhëtojë pa vizë në më shumë se 100 vende, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Europian.

 

 

Loading...