Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj janë çifti më i përfolur i momentit.
Udhëtimet së bashku, fotot dhe komentet kanë bërë që zërat për lidhjen e tyre të shtohen më shumë.
Së fundmi Eduardi është duke u marrë me xhirimet e një filmi të ri të titulluar “Gjyshja”.
Arbana Osmani duket të jetë suportuesja numër një e Eduardit pasi i qëndron pranë në çdo hap.
Nëpërmjet një postimi të bërë pak minuta më parë në Instastory, moderatorja i uron suksese për këtë projekt të ri që ai ka nisur.
“Paç fat”, shkruan Arbana mbi videon të cilën e shoqëron edhe me një emoji zemre.