Sulmuesi i Chelsea, Tammy Abraham ka qenë objekt i fyerjeve të ulëta e të “pështira” raciste pas humbjes se penalltisë në UEFA Super Cup, kurse “Kick it Out” i ka bërë thirrje Twitterit që të “merret me këtë problem menjëherë”.

Sulmuesi i Chelsea Tammy Abraham ka qenë target i fyerjeve raciste në rrjetet sociale pasi që skuadra e tij u mposht në finale të SuperKupës së Europës të mërkurën.

Abraham, 21 vjeçar, e humbi penalltinë vendimtare gjatë ekzekutimit të penalltive në Stamboll, me portierin e Liverpool Adrian i cili e mbrojti atë me këmbët e tij.

“Kick It Out”, një organizatë që merret më të drejtat e barazisë racore, ka publikuar në Twitter të enjten që i riu anglez është fyer në baza racore në rrjetet sociale pas fishkëllimës së gjyqtares.

“Mbrëmë kemi marrë raporte për një abuzim racist në rrjetet sociale ndaj Tammy Abraham pas ndeshjes se Chelsea në UEFA Super Cup”, shkruan në këtë deklaratë “Kick it Out”.

“Një abuzim i tillë tanimë është i parashikueshëm, por jo më pak i pështirë”.

Loading...