BBC-ja ka qenë duke i hetuar tri vrasje që ndodhen në New Jersey në vitin 1966. Para kësaj, ishte vetëm “Uragani”, Rubin Carter. Kjo është historia e tij.

Nuk ishte vetëm vrasje, ishte masakër, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Qershor, 1996. Ajri është i njomë në Paterson të New Jerseyt, edhe pse janë orët e hershme të mëngjesit. Në restorantin Lafayette është duke punuar kamarieri Jim Oliver. Përballë tij është Fred Nauyoks, me një pije në njërën dorë e një cigare në tjetrën, teksa bisedonte me Willie Marins.

Në fund të tavolinës ishte e ulur Hazel Tanis, e cila ishte ulur për një pije, pasi e kishte përfunduar orarin e punës si kamariere.

Dy njerëz me ngjyrë hynë aty. Është e pazakontë: Lafayette zakonisht nuk u shërben njerëzve me ngjyrë. Edhe më të pazakonta ishin gjërat në duart e tyre. Që të dy po mbanin armë.

Oliveri e gjuajti me shishe njërin prej tyre dhe ia ktheu shpinën. Sa hap e mbyll sytë, ai është i shtrirë në tokë, me boshtin kurrizor të dëmtuar nga plumbi.