Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka uruar qytetarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai ka shtuar se besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë, duke shtuar se në këtë natë të madhe ai i përcjell urimet e tij më të përzemërta duke dhënë mesazhe solidariteti.

“Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë. Sot, në prag të Bajramit të Vogël, në këtë natë të madhe, gjithë besimtarëve të fesë Islame, u përcjellë urimet më të përzemërta për këtë festë, të gëzimit, respektit e solidaritetit. Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme” shkroi Haradinaj.

Nesër besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë festën e Kurban Bajramit.

Loading...