Lewis Hamilton ka arritur të triumfojë në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë pas një gare të suksesshme.

Piloti britanik ishte në garë të ngushtë me Max Versatappen dhe Sebastian Vettel, të cilët e mbaruan garën në vendin e dytë, respektivisht në vendin e tretë, raporton Zëri.info.

Në vazhdim, Charles Leclerc i Ferrarit përfundoi në vendin e katërt, derisa top-pesëshja u mbyll nga Charlos Sainz.

Fitorja e Hamilton cilësohet si njëra prej më të mirave këtë edicion, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Triumfi i sotëm ishte i 81-ti për Hamilton në karrierë, teksa ai ka fituar në tre prej katër garave të fundit në pistat hungareze.