Dy gra kanë marrë lëndime gjatë krismave në një dasmë në Çajle të Gostivarit. Pas lëndimeve të marra, dy gratë janë bartur në spitalin e Gostivarit, ndërsa personi i cili dyshohet se ka shkrepur me armë është privuar nga liria.

Sipas të dhënave të SPB Tetovë, gjysmë ore pas mesnatës në oborrin e shtëpisë së B.H (5.3), ka pasur krisma me armë zjarri. Për shkaqe ende të panjohura dy gra të pranishme në festë janë lënduar. Gratë e lënduara me inicialet H.I (44) dhe M.M (35) janë bartur në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sot në mëngjes, në vendin e ngjarjes prokurori Publik ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Pas denoncimit, rreth orës 1:30, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria pronarin e shtëpisë për shkak të dyshimeve se ai ka përdorur armët e zjarrit./Telegrafi/