Një aplikacion telefonik mund të zbuloj nëse pacientët në spital janë duke përjetuar një gjendje fatale të veshkave, në një mesatare prej 14 minutash.

Alarmi dërgohet menjëherë te mjekët dhe infermierët përmes teknologjisë. Aplikacioni quhet Streams’, dhe gjen shenjat për ndonjë dëmtim të mundshëm në veshka, sëmundje e cila çdo vit vetëm ne Britani të madhe, lë të vdekur 100,000 persona.

‘Streams’ kërkon shenjat kur veshkat e një personi apo pacienti janë duke u përkeqësuar, gjë që mjekët thonë mund të shpëtohen me mijëra jetë, raporton “Daily Mail”.

Pa trajtim të shpejtë, pacientët mund të vdesin, të përfundojnë në dialize ose të kenë nevojë për transplant. Ndërsa, ekspertët thonë se nëse mjekët ndërhyjnë më herët , kjo gjë mund të ndalohet, për këtë arsye ‘Stream’ mund të në ndihmoj mjaftueshëm në këtë problem, sepse brenda vetëm pak minutave ky aplikacion mundet të zbuloj nëse personi ka probleme me veshka.

Aplikacioni punon duke mbledhur të dhëna, si: rrahjet e zemrës, shtypjen e gjakut dhe analizave të gjakut, nga sistemi që gjendet në spital. P,sh, ‘Stream’ i lajmëron stafin e spitalit nëse një test i gjakut është regjistruar në nivele të larta të mbeturinave në kreatininë, i cili normalisht filtrohet nga veshkat.

Loading...