Trajneri Antonio Conte nuk do të mund të mbështetet në ndihmën e Diego Godinit, Alessandro Bastonit, Kwadwo Asamoah, Matias Vecino, Valentino Lazaro apo Laurto Martinezit për përballjen e nesërme me Tottenhamin.

Diego Godin, Valentino Lazaro dhe Alessandro Bastoni janë të lënduar, përderisa Kwadwo Asamoah, Matias Vecino dhe Lautaro Martinez vetëm sa i kanë filluar stërvitjet parasezonale, për shkak të pushimeve të zgjatura, transmeton Gazeta Express.

Radja Nainggolan nuk është i përfshirë në listën e skuadrës, pasi që ai është duke e kompletuar transferimin e tij në Cagliari dhe situata nuk ndryshon as për Mauro Icardin, i cili mbetet jashtë skuadrës.

Për më tepër, në skuadrën e Interit nuk ka vend as për sulmuesin Facundo Colidio, për të cilin janë interesuar Leeds United dhe Newcastle United. Ndërsa, Joao Mario ka udhëtuar me skuadrën përkundër spekulimeve për interesimin e Brighton dhe Monacos.

Përballja mes Interit dhe Tottenhamit, në kuadër të International Champions Cup, do të zhvillohet të nesërmen.

Skuadra e plotë e Interit për këtë ndeshje: Handanovic, Padelli, Berni; De Vrij, Skriniar, Ranocchia, D’Ambrosio, Dalbert, Dimarco, Pirola: Brozovic, Sensi, Valero, Joao Mario, Gagliardini, Candreva, Agoume, Barella; Politano, Perisic, Longo, Esposito, Puscas