Gigi Hadid qenka ndarë përfundimisht nga Zayn, por nuk do ta besoni kush është fatlumi me të cilin është lidhur! (FOTO)

Disa muaj më parë, modelja me famë botërore, Gigi Hadid, i dha fund lidhjes disavjeçare me yllin e muzikës, Zayn Malik.
Ajo nuk ishte parë të shoqërohej me askënd tjetër pas ndarjes, mirëpo kjo nuk ka zgjatur shumë.
Mediat e huaja shkrujnë se Gigi ka nisur një romancë të re.
Modelja është parë në një takim me Tyler Cameron në një festë ditën e djeshme dhe rrjeti po zien nga këto lajme.
Thashethemet për lidhjen e tyre nisën edhe më herët, në momentin kur Gigi dhe Tyler u bënë follow në Instagram. Mirëpo, vetëm tani u konfirmuan lajmet se ata po dalin bashkë dhe të gjithë po presin me padurim të reja nga çifti.
Kujtojmë se vetëm 4 ditë më parë, Tyler fjeti në shtëpinë e ish-it të tij Hannah Brown, ndërsa tani është parë në krahët e super modeles Hadid.