Një fotograf nga Minesota papritur kapi një dre të mbuluar me tumore, ndërsa po bënte fotografi të kafshëve të egra në një fushë aty afër.

Një vendas e përshkroi atë si një nga rastet më të këqija që kishte parë në 15 vitet fundit

Julie Carrow fotografoi kafshën që ishte e mbuluar me kaq shumë tumore, saqë nuk mund t’i shiheshin as sytë.

Pamjet e dhimbshme të drerit që vështronte drejt aparatit fotografik ngjallën një reagim kaq të madh në internet sa që vendasit të dëshpëruar dëshironin t’i dilnin në ndihmë.

Nga kënde të ndryshme Karrowi tregon gungat në fytyrën e drerit, qafën, gjoksin, barkun, këmbët dhe pjesën e pasme.

Doli që dreri po vuante nga sëmundja Fibromatosis e cila nuk është ngjitëse për njerëzit dhe jo fatale për të. Sidoqoftë, sëmundja mund të ndikojë në shikimin kafshës, frymëmarrjen, lëvizjen dhe ushqyerjen.

Loading...