Për rritjen, shëndetin dhe zhvillimin më të mirë të foshnjës, si dhe shëndet më të mirë të nënës, foshnjat duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri 6 muajt e parë të jetës.

Foshnja duhet të vendoset në gji brenda orës së parë pas lindjes sepse nxit lidhjen shpirtërore mes nënës dhe fëmijës dhe nxit refleksin e thithjes. Asgjë tjetër nuk i duhet dhënë foshnjës përpara se të nisë të pijë gji.

Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, ushqyerja me gji është mënyrë e pazëvendësueshme e sigurimit të një ushqimi ideal për mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Edhe pse jemi në gusht dhe temperaturat janë të larta, bebet nuk kanë nevojë të pinë ujë, pasi u mjafton qumështi i nënës, i cili në përbërjen e tij 88% e ka ujë.

Po ashtu, ata theksojnë se vetëm qumështi i gjirit përmban lëndët apo trupëzat mbrojtës.

Loading...