Kohët e fundit është përfolur se moderatorja Arjola Shehu do të bëhet pjesë e Ora News së bashku me Kelvi Kadillin teksa kanë projektuar së bashku një emision duke qenë se janë prej kohësh miq të mirë.

Projekti i fundit që Arjola ka mbyllur është prezantimi i kompeticionit “Miss Shqipëria” pasi kishte fituar besimin e regjisorit Petri Bozo me prezantimin më herët të “Netët e Klipit Shqiptar”.

Ditën e sotme, në profilin e Miss Shqipëria, çifti Petri dhe Aida kanë shkruar fjalë të bukura për Arjolën duke zbuluar edhe një surprizë në fund ku shkruhet se moderatorja po punon për një këngë.

Image