Fituesi i një lotarie “10 mijë funte çdo muaj, për 30 vjet” ka zbuluar se si ai e la punën e tij në “Amazon” një ditë pasi gjeti se ishte fituesi, duke dhënë arsyen e tij. Sipas mediave të huaja, Dean Weymes (24-vjeçar), i cili punonte në Departamentin e Transportit për gjigantin e shitjes me pakicë, mbërriti në punë si normalisht në 7:00 të mëngjesit më 30 korrik. Por, kur ai bëri pushimin e tij të parë të ditës, ai mendoi me vete: “Nuk kam pse të jem këtu nëse nuk dua të jem këtu”. Djaloshi nga Peterborough, i cili studionte Video dhe Film në Universitetin Dundalk, në Irlandë, tha se shpreson t’i përdorë fitimet e tij për ta ndihmuar vëllanë e vet me autizëm, Robertin.