Moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu vijon pushimet në ishujt grekë.

Së fundmi, gazetari i njohur ka publikuar një video në rrjetet sociale, teksa shfaqet duke ushtruar një prej sporteve të tij të preferuar, zhytjen nënujore.

Siç tregon edhe vetë Fevziu, përmes “check-in”-it pamjet janë nga Mesta në ishullin e Kiosit.