Besimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për BE-në është 57 për qind dhe shënon ulje prej gjashtë për qind në krahasim me vjeshtën e vitit të kaluar. Megjithatë, 68 për qind konsiderojnë se anëtarësimi në BE do të ishte i mirë për vendin, kundrejt 16 për qind të cilët kanë qëndrim të kundërt. Se vendi do të ketë dobi nga anëtarësimi në BE mendojnë 72 për qind e qytetarëve.

Këtë e tregojnë të dhënat e hulumtimit standard të Eurobarometrit të zbatuar pas zgjedhjeve evropiane midis 7 qershorit dhe 1 korrikut të vitit 2019 në të gjitha 28 vendet anëtare dhe pesë vendet kandidate.

Mbështetje për pranim të vendeve anëtare japin 48 për qind e banorëve të BE-së, që është rritje prej tre për qind në krahasim me vjeshtën e vitit 2018. Mbështetje më të madhe për zgjerim japin spanjollët (70%), polakët dhe lituanezët (69%), hungarezët (65%) dhe sllovenët (64%). Mbështetje më të vogël për zgjerimin e BE-së ka në Holandë (31%), Francë (32%) dhe Gjermani (33%). Megjithatë, në Francë dhe Gjermani, në krahasim me raportin paraprak, ka rritje prej dy për qind në ata të cilat janë për pranim të anëtareve të reja.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut si dy probleme më të mëdha me të cilat po përballet vendi i kanë theksuar gjendjen ekonomike (35%) dhe papunësinë (30%).

Në pyetjen sa janë të kënaqur nga jeta që e jetojnë, 67 për qind e të anketuarve në vend janë përgjigjur se janë të kënaqur, ndërsa 33 për qind janë të pakënaqur. Të pyetur nëse presin jetë më të mirë në 12 muajt e ardhshëm месеци 33 për qind janë përgjigjur pozitivisht, 16 për qind negativisht, ndërsa 50 për qind konsiderojnë se jeta e tyre do të mbetet e njëjtë.

Gjendjen e përgjithshme në vend për momentin si të mirë e kanë vlerësuar 47 për qind e të anketuarve që është për 10 për qind më shumë në krahasim me raportin në vjeshtë të Eurobarometrit. Si të keqe, megjithatë, e kanë vlerësuar 51 për qind apo për 11 për qind më pak në krahasim me hulumtimin.

Gjendjen ekonomike si në përgjithësi të mirë e vlerësojnë 36 për qind (rritje prej 8%), ndërsa si të keqe 62 për qind (ulje prej 8%).

Përmirësim të gjendjes së përgjithshme në vend në 12 muajt e ardhëm presin 28 për qind, gjithashtu po aq konsiderojnë se gjendja do të jetë më e keqe, 40 për qind se do të mbetet e njëjtë, ndërsa katër për qind nuk janë përgjigjur.

Besim në Qeveri është 33 për qind, në Parlament është 31 për qind, por edhe të dyja institucionet ka rritje prej tre për qind në krahasim me rezultatet nga raporti në vjeshtë i Erobarometrit. Besim te partitë politike, megjithatë, kanë 20 për qind, kundrejt 77 për qind të cikët nuk kanë. Mediave u besojmë 36 për qind, ndërsa nuk u besojnë 62 për qind e të anketuarve.

Hulumtimi i Eurobarometrit është zbatuar sipas metodologjisë „ballë për ballë“. Në BE janë përfshirë 27 464 të anketuar, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 1 017 në periudhën prej 12 e deri në 26 qershor të këtij viti..