Elvana Gjata ishte njëra nga performueset e natës së djeshme.

Dje u mbajt dita e parë e ‘Sunny Hill Festival’ ku edhe këtë vit u karakterizua me një numër të madh të pranishmëve.

Nga një numër i madh i performuesve edhe këngëtarja Elvana Gjata ishte një nga artistet që i dha publikut shumë me energjinë e saj në skenë.

Këngëtarja shqiptare ishte shumë e lumtur me pritjen që j’u bë në këtë festival dhe minuta më parë ajo publikoi një imazh në Instagram me të cilin falënderoi publikun.

“Jam shume e lumtur per dashurine e madhe qe me keni percjelle mbreme, por do te doja qe keto duartrokitje ti shkojne Dukagjin Lipës dhe Dua Lipës #albanianpride per kete mundesi qe kane krijuar per te gezuar se bashku e per te ndihmuar te tjere Shqiptare ne nevoje”.