Katër mikeshat përballen me njëra-tjetrën dhe nxjerrin të palarat. Merve tregon që Oja e Serhan janë të lidhur dhe Pelin mbështet lidhjen e tyre. Arzu habitet nga ky veprim i Ojas dhe e kritikon.

Oja tregon që as Arzu nuk është e pafajshme pasi kishte bërë plan për të vrarë Burxhun. Pelin akuzon Merven se i ka shkatërruar jetën. Mikeshat zihen me njëra-tjetrën thyejnë sendet. Pelin tenton të hedhë Merven nga dritarja.

Oja e shpëton. Merve gjen rastin për të hedhur Ojan, por e shpëton Arzu. Serhan, Mehmet, Tajlan dhe Edip shkojnë t’i ndajnë. Edip bie nga dritarja dhe vdes. Oja paraqitet në gjykatë për të dëshmuar.

Komisari vazhdon hetimet për të mësuar kush e vrau Edipin. Pas vdekjes së Edipit, Merve për tre muaj shkoi në Londër me Milën. Ajo rikthehet në Sarmashëk dhe takohet me Pelinin dhe Arzun.

Merve i tregon mikeshave se është po ribashkohet me Serhanin. Pelin dhe Arzu i tregojnë Merves se Oja e shiti vilën e saj dhe u zhvendos në shtëpinë e vetë