I madh e i vogël në Vetëvendosje janë aktivizuar që ta bindin LDK-në për një koalicion me Albin Kurtin Kryeministër. I fundit është Arbër Rexhaj, deputet i VV’së, i cili ka thënë se s’duhet pasur frikë nga një bashkimi i Partisë së Kurtit me Partinë e Isa Mustafës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka shkruar në Facebook se koalicioni VV-LDK është i domosdoshëm për Kosovën, por me Albin Kurtin si Kryeministër.

“Koalicioni VV-LDK është i domosdoshëm për vendin. Arroganca kundër këtij koalicioni nuk sjell asgjë të mirë për Kosovën. Për të shtyer çështje me interes për qytetarët, dhe për ta formuar një qeveri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar institucional na duhet ky bashkim”, ka shkruar Rexhaj.

Ai ka thënë se nëse ky koalicion nuk bëhet atëherë nënkupton se LDK nuk e ka për qëllim Kosovën por rehatinë partiake.

“Nëse nuk bëhet dhe ka bllokada, kjo nënkupton se partneri nuk e ka qëllim Kosovën por rehatinë partiake. Fundja le t’u tregojnë vet qytetarëve përse mbyllen!
Në këtë formë ne kemi treguar se mund të hapemi për të mirën e vendit, ata që mbyllen mbase kanë frikë nga e kaluara e tyre qeverisëse”, është shprehur deputeti.

Ai ka thënë se nuk ka rrugë tjetër përpos Albin Kurtit si Kryeminsitër.

“Na duhet Lëvizja VETËVENDOSJE!, na duhet bashkimi, na duhet Albini kryeministër, rrugë tjetër nuk ka”, ka shkruar deputeti Rexhaj.

Loading...