Të nderuar qytetarë, nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi!

Ky slogan i LSDM-së asnjëherë nuk do të humbet.

Ashtu siç premtuam, deri në fund do të luftojmë që ta kthejmë të drejtën dhe drejtësinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Edhe njëherë i inkurajojmë dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që t’i zbardhin të gjitha rrethanat rreth rastit aktual.

Kërkojmë që hetimi të përshpejtohet nga institucionet që duhet të japin përgjigje të plotë për të gjithë akterët që kanë marrë pjesë në vepra të paligjshme, si dhe të jep përgjigje për nxitësit, organizatorët dhe skenaristët e këtij rasti.

Sidomos duhen përgjigje të argumentuara për atë se kush është i kyçur në këtë krim dhe cilat lëndë po hetohen e që dikush dëshiron të shpëtojë.

Askush nuk është i mbrojtur dhe askush nuk do të kursehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Opinioni ka të drejt ta mësojë të vërtetën.

Gjithçka që ndodh duke përfshirë edhe publikimin e incizimit të sotëm është pjesë e një skenari të përgatitur më parë.

Të gjitha forcat e errëta janë angazhuar për shkatërrimin e shtetit të së drejtës dhe cenimin e proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Jemi të bindur se fund do të del e vërteta në shesh.

Do të bien të gjitha tentimet e dështuara për sabotazh të hetimit për të shpëtuar dikë.

Përkundrazi, jemi të bindur se këto tentime vetëm do ta përshpejtojnë dhe intensifikojnë hetimin, do t’i nxjerrin në sipërfaqe të gjithë akterët dhe pjesëmarrësit në rastin Zhvatja.

Hristijan Mickoski, dubluesi i Gruevskit dhe familjes, i cili me javë po tenton të inkriminojë akterë të LSDM-së, shumë qartë dhe zëshëm po e pyesim: Ky target i gabuar i opozitës, a është tentim për fshehur gjurmët e veta?

Me cilët nga personat që shihen në incizim, ai vetë ka biseduar?

Kur kanë ndodhur këto biseda?

Për çfarë pazaresh ka biseduar me ata njerëz?

A ka pranuar, dhe çka a pranuar në dorë?

Kush i ka liferuar incizimet në mediat italiane?

E rikujtojmë Hristijan Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në për fjalët e shefit të tyre: E vërteta gjithmonë del në sipërfaqe.

Ose do të përgjigjet ai në këto pyetje, ose përgjigja me siguri do të del nga diku tjetër.