Miqësorja në mes të AC Milan dhe Feronikelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë po afron, me lojtarët e Milanit të cilët  kanë përcjellur mesazhet e ndryshme për tifozët e Milanit në Kosovë

I fundit nga ata është Davide Calabria.

Ai në postimin e fundit ka nxitur tifozët milanist që të blejnë biletat për ndeshjen miqësore.

“Ju pres të shumtë në numër më 10 gusht në Prishtinë, kundër Feronikelit, në miqësoren e parë në Kosovë”, thotë në këtë video Calabria.

Tutje ai ka bërë thirrje që të vinë sa më shumë tifozë për një festë të mrekullueshme në Prishtinë.

“Thirrje krejt tifozëve të Kosovës. Ju presim të shumtë në numër. Përqafime!”, thotë ai në fund të mesazhit të tij.