Philippe Coutinho është njëri prej futbollistëve më të përfolur në afatin kalimtar të verës. Garës për mesfushorin brazilian i është futur edhe Bayern Munichu

“Telenovela” Philippe Coutinho po vazhdon edhe në muajin gusht,

Barcelona e ka ndërmend ta shesë mesfushorin brazilian, i cili megjithatë e preferon më shumë qëndrimin në Camp Nou.

Ekipet që e duan futbollistin kualitativ janë të shumta, ndërsa së fundmi në garë është futur edhe Bayern Munichu.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo.

Gjiganti bavarez është në kërkim të zëvendësuesit të dyshes së larguar, Franck Ribery e Arjen Robben, prandaj e shohin ish-futbollistin e Liverpoolit si ideal për këtë pozitë.

Coutinho e pati një sezon të vështirë në fanellën e Barcelonës, por është i vendosur t’i tregojë vlerat e tij në edicionin 2019/20

Loading...