Është përuruar të premten në Çeçeni ajo që konsiderohet të jetë sipas autoriteteve atje xhamia më e madhe dhe më e bukur në Europë.

E quajtur sipas Profetit Muhamed, dhe me nofkën “krenaria e myslimanëve”, xhamia është ndërtuar në qytezën Shali, në periferi të kryeqytetit Grozni. E ndërtuar për 7 vite, xhamia është edhe më e shtrenjta në Europë.

Dizajni i saj është unik. Brenda dhe jashtë, xhamia është veshur me mermer të bardhë nga Greqia, është e zbukuruar me ar të pastër, ndërsa llambadari i madh në formë lotuis është zbukuruar me kristale Swarovski.

Sipas arkitektit dhe kuratorit të saj, xhamia mund të mirëpresë mbi 30 mijë vetë njëkohësisht. Ndërsa brenda rrethimit të godinës, sipas autoriteteve mund të futen edhe 70 000 persona të tjerë.

Që kur mori drejtimin e Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, po udhëheq ringjalljen islamike në rajonin rus.

Në vitin 2008, ai hapi xhaminë “Zemra e Çeçenisë” në kryeqytetinGrozny, e cila u rrënua në dy luftërat midis Moskës dhe separatistëve pas rënies sovjetike në 1991.

Xhamia ka një kapacitet prej 10,000 vendesh. Grupet e të drejtave të njeriut kritikojnë Kadyrov për shkelje të të drejtave të njeriut, pretendime që ai i ka mohuar në vijimësi.

Loading...