Përfaqësuesit e futbollistit argjentinas janë takuar me drejtuesit e gjigantit francez, marrëveshja është afër të arrihet

E ardhmja e Paulo Dybalas duket gjithnjë e më afër Francës, shkruan Gazeta Express.

Sipas “Sportmediaset”, përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas janë takuar të martën me drejtuesit e Paris Saint-Germainit në tentim për ta bindur futbollistin të transferohet në Parkun e Princave.

Në rast se palët arrijnë marrëveshje, ish-futbollisti i Palermos mund të përfundojë shumë shpejtë në kryeqytetin francez për ta nënshkruar kontratën.

Më pas duhet të limitohet distanca në mes të dy klubeve.

PSG është i gatshëm t’i paguajë 80 milionë euro, kurse Juventusi i kërkon 100 milionë.

Me 90 milionë euro, marrëveshja mund të arrihet.

Loading...
Global