Paulo Dybala mund të transferohet në Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere. Juventusi është duke e pritur ofertën e kënaqshme nga gjiganti francez

Paulo Dybala nuk pranoi të transferohej në Tottenham, por kjo nuk nënkupton se sulmuesi argjentinas nuk do të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere,

Në fakt, ish-futbollisti i Palermos mund të përfundojë në kampionatin francez në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sipas mediave italiane, Paris Saint-Germaini i ka nisur kontaktet e para me Juventusin për përfaqësuesin argjentinas.

Bianconeri janë të gatshëm ta shesin sulmuesin e tyre, por vetëm me një ofertë të kënaqshme për ta.

Edhe pse Dybala do ta preferonte më shumë qëndrimin në Torino dhe e ka ndërmend të mundohet ta bind trajnerin Maurizio Sarri me kualitetet e tij, duket se Juve ka ide dhe plane të tjera.

Gjithashtu, edhe Interi e kërkon Dybalan dhe në opsion është edhe shkëmbimi në mes tij dhe Mauro Icardit.