Paulo Dybala është edhe më afër Paris Saint-Germain pasi që agjenti i sulmuesit do të takohet me Juventusin të hënën

PSG tani konsiderohet si favorit për të nënshkruar me Dybala pasi që kalimi i tij në Manchester united dhe Tottenham dështoi.

Kjo do të ishte edhe një rrugë e duhur për sulmin e tyre pasi që Neymar më gjasë do ti ribashkohet Barcelonës.

Gazetari i Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira ka shpjeguar se një takim mes agjentit Jorge Antun dhe zyrtarëve të Juves është mbajtur për të ardhmen e tij.

Bardhezinjtë kanë nevojë që të ngushtojnë skuadrën para se të bëjnë ofertë për sulmuesin e Interit Mauro Icardi dhe preferojnë që ta shesin atë tek kampionët francez në mënyrë që ta kenë argjentinasin në vijën e parë të sulmit.

Schira ka shpjeguar që PSG ‘po bën presion” për sulmuesin, duke i ofruar pesë vjet kontratë me vlerë për 12 milionë euro në sezon.

Sport Mediaset po ashtu ka shkruar se destinacioni i radhës i Dybala mund të jetë Parc des Prices, edhe pse ai ka edhe tri vite kontratë me Zonjën e Vjetër.

Loading...