Sa herë ka ardhur në Kosovë që kur u bë e famshme, ajo ka ardhur e shoqëruar nga partneri momental.

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, herët e kaluara kur erdhi për koncertin “Sunny Hill” në Kosovë, u shoqërua nga i dashuri i saj Isaac Carew me të cilin tashmë ka ndarë rrugët që disa javë.

Mirëpo bukuroshja shqiptare, tani ka nisur një lidhje të re dhe ai siç edhe kemi raportuar më parë, është Anwar Hadid, djali i vogël i familjes së njohur e të pasur Hadid dhe vëllai i modeleve të kalibrit botëror, Gigi dhe Bella Hadid.

Dhe i dashuri i saj i ri, 20 vjeçari Hadid është duke e shoqëruar Duan edhe në Kosovë.

Ai ka ardhur në vendlindjen e të dashurës së tij me aeroplan privat, ndërsa mbrëmë në mesnatë, dyshja kanë dalë për shëtitje në Prishtinë duke bërë fotografi te obelisku i Newborn në qendër të kryeqytetit.

Dyshja ishin të shoqëruar edhe nga vëllai i vogël i Duas, Gjini, ndërsa Dua sot në ora 11:00-të, mbanë konferencë për media për ardhjen e saj në Kosovë. /Prive.al