Miley Cyrus ka qenë në Prishtinë për të performuar në festivalin e “SunnyHill”.

Ka qenë këngëtarja Dua Lipa e cila ka hedhur një fotografi në Instagram ku shihet me Mileyn, për të cilën zbuloi një detaj interesant, shkruan Syri Kosova.

“Natën e kaluar me mbretershën Miley Cyrus!, Këngëtarja ndërkombëtare e para që ka qenë në Prishtinë, Kosovë”.

Po ashtu, në konferencën e mbajtur dje për media, Dua tha se Miley i dha 25 mijë dollarë për fondacionin e Sunnyill.

Madje, Dua nuk e përjashoti mundësinë që me Mileyn të bëjnë një duet.