Kryetari i Komunës së Tearcës z.Isen Asani realizoi takim me drejtorin gjeneral z.Bekim Memeti nga Ndërmarja Publike Shtetërore “Rrugët e Maqedonisë”.
Kryetari i komunës e informoi drejtorin e lartëpërmendur me punët aktuale dhe infrastrukturën rrugore në nivel të komunës,poashtu inspektuan bashkërisht punët që realizohen në rrugën rajonale Tetovë-Jazhinëncë më konkretisht asfaltimin në segmentin rrugorë Tearcë,Sllatinë,Leshkë dhe Neproshten.
Drejtori gjeneral z.Bekim Memeti deklaroi se do t’ju jep përkrahje te fuqishme projekteve në sferën e infrastukturës rrugore , me theks te veçantë prioritet rruga:Neproshten-Trebosh-Tetovë që është kërkesë vitale e gjithë qytetarëve të rajonit të Komunës së Tearcës,Jegunocit,Tetovës dhe të Republikës së Kosovës.