Sezoni i ri në futbollin gjerman nis me shenjën e Borussias së Dortmudnit. Ekipi verdhezi u dha një leksion të mirë futbolli Bayernit të Mynihut në Superkupën e Gjermanisë, duke triumfuar me rezultatin 2-0.

Një start i mrekullueshëm për të besuarit e Lucien Favre, që ngritën lart trofeun e parë sezonal, e ç’është më e rëndësishmja, duke mposhtur gjigantët bavarezë, të cilëve ua “dorëzuan” titullin në ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar.

Spikati në këtë përballje të zhvilluar në “Signal Iduna Park” 19-vjeçari Sancho, i cili shërbeu Paco Alcacer për golin e parë (48’) si dhe realizoi të dytin (69’), duke rezultuar vendimtar në këtë triumf të verdhezinjve.