Gjinekologët kanë paralajmëruar rreziqet e mundshme të trajtimit me avull të vaginës, pasi një grua doli publikisht dhe tregoi se ka pësuar djegie derisa ka provuar ta bënte atë.

Një studim ku është përfshirë një 62 vjeçare që është publikuar ne Journal Obstetrics në Kanada. Ajo kishte vuajtur nga zgjatja e vaginës dhe ka besuar se trajtimi me avull do të mund të ndihmonte pa iu nënshtruar operimit.

‘Avullimi i vaginës’ bëhet duke qëndruar ulur mbi ujë të nxehtë që përmban erëza çka ka qenë e popullarizuar tejmase kohët e fundit. Ka qenë LA Times që ka shkruar për herë të parë për trajtimin me avull në vitin 2020 që mori vëmendje të madhe pastaj.

Vitin e kaluar ka qenë modelja amerikane, Chrissy Teigen që shpërndau një fotografi derisa i nënshtrohej trajtimit. Reklamat e “V-steaming” tregojnë se kjo metodë origjinën e ka nga Azia dhe Afrika. Ato thonë se praktika e cila njihet edhe si Yoni që bëhet me avull, vepron për të “detoksuar” vaginën.

Megjithatë eskpertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë e rrezikshme dhe theksojnë se nuk ka prova mjekësore për të vërtetuar pretendimet shëndetësore, përfshirë ato që thuhen se lehtëson dhimbjet dhe ndihmon në fertilitet, transmeton Klan Kosova.

Dr. Vanessa Mackay ka thënë se kjo metodë është një mit, duke theksuar se vagina kërkon pastrim dhe trajtim më gjerë. Ajo rekomandon përdorim të sapunëve të thjeshtë të paparfumosur vente në zonën e jashtme të vulës.

“Vagina përmban baktere të mira të cilat janë aty për ta mbrojtur atë”.

Një numër i madh gjinekologësh e kanë shpërndarë tregimin e gruas se djegur, me qëllim që të shfaqin rreziqet nga trajtimi i vaginës me avull.