Grupi i parë i besimtarëve islam në Kosova ka arritur në Mekë për kryerjen e ritualit të shenjtë të Haxhit.

Bashkësia Islame e Kosovës ka postuar disa fotografi të haxhilerëve të cilët ditëve në vijim do të vizitojnë vendet e shenjta, shkruan lajmi.net.

Për këtë udhëtim ata kanë paguar një shumë prej 4 mijë e 150 eurosh.

Lajmi.net gjatë ditës së djeshme ka raportuar se  BIK-u dërgon edhe pa pagesë haxhilerë në vendet arabe.

Nga burimet e veta lajmi.net ka mësuar se njerëzit që dërgohen në Haxh pa shpenzime janë edhe të afërt me gjykatat, prokurorë e avokatë si dhe njerëz të kryetarit të BIK-ut, Naim Tërnava.