Selena Gomez ka nëntë muaj që nuk kontakton më shoqen e saj të ngushtë që nga fëmijëria, Francia Raisa.

Aktorja Raisa e cila po ashtu i dhuroi një veshkë asaj duke e shpëtuar nga vdekja aktoren Gomez thuhet se nuk ishte e pajtimit me mënyrën e jetesës së Selenes pas transplantimit të veshkës dhe ato ziheshin vazhdimisht.

Siç raportoi Radar, Raisa ishte zemëruar që Gomez filloi të pinte alkool menjëherë pas transplantit të vitit 2017, ndërsa ajo ishte akoma e brishtë dhe po shërohej.