Dje (22-gusht) rreth orës 10 e 30 minuta, është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në një hangar për bagëti në fshatin Gjermë të Tetovës, pronë e 39-vjeçarit N.L. nga po ky fshat, që ka ndodhur për shkak të instalimit të vjetëruar elektrik.

Objekti ka qenë i mbushur me barrë, kashtë, dhe mjete shtëpiake, si dhe një bluajtëse për misër dhe shara motorike, gjithashtu nga zjarri është përfshirë edhe një shtylle elektrike prej druri  e cila ka qenë e vendosur në afërsi të objektit.

Nuk ka pasur persona dhe bagëti të lënduara dhe me intervenim të zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar për një kohë të shkurtër.

Është kryer inspektimi komplet në vendin e ngjarjes./TS/

 

Loading...